Personat në kërkim për “Vjedhje të rëndë”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për vjedhje.
Në njoftimin e ri është publikuar edhe videoja, përveç fotografive të mëhershme, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.
“Persona në kërkim për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Vërejtje: Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.
RAPORTO 192Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com192 OSE 080019999APO PËRMES APLIKACIONIT: LAJMËRO POLICINË”, thuhet në njoftimin e policisë.

