75 Mall Live Search
11:35 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / H F

Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “presidentin apo presidenten”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të fillojë konsultimet për çështjen e presidentit.

Këtë deklaratë ai e bëri rrugës derisa po shkonte në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

“Brenda ditës do të fillojmë edhe bisedimet për presidentin apo presidenten e Kosovës”, tha shkurtimisht Kurti.

Edhe javën e kaluar kryeministri kishte bërë të ditur se pas miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të vitit 2026 do të nisin konsultimet me partitë politike për çështjen e presidentit.