75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / H F

Mbrojtja i përgjigjet Gjykatës: Ligji parasheh se mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po u përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Speciale.

Ai u pyet rreth arrestimeve që pretendohen se kanë kryer ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç theksoi avokati, e Drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë.

“E drejta ndërkombëtare për konflikte të armatosura ushtarake parashikon që mund të arrestohen persona që shihen si rrezik i sigurisë. Nuk ka asnjë dyshim që personat që përbëjnë rrezik mund të ndalohen. Këtu bëhet fjalë për kushte lufte”, tha Dixon.