Mustafa, Muratit: “Ky s’është buxhet, ky është veç një diçka sa me pas qaty”
Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur “hartim të kopjuar keq” Projektbuxhetin e vitit 2026, për çka tha se nuk kualifikohet për buxhet, por si një dokument “veç sa me pas një qaty”.
Referuar Nenit 11 të projektbuxhetit, çka LDK-ja e ka quajtur “autorizime të pakufizuara për të shpenzuar paranë publike si të dojnë”, Mustafa tha se aty është një hile që s’do të ishte dashur të lejohet të kalonte.
“E ju po prisni që ky kuvend t’jua aprovojë blanko?”.
“Ky është një buxhet veç sa me pas një qaty. MF-ja tha buxhetin ua solli të rishikum në mars, pastaj KM në muajt në vijim. Pastaj aty nenin 11 në hile, ku i kërkon kuvendit t’ia vulosë një fletë të bardhë që pastaj të shkojë aty të shkruajë çfarë ka qejf. Ju e dini që kuvendi është ai që miraton buxhetin e secilës linjë. E ju po prisni kuvendi t’jua aprovojë blanko? Unë po shpresoj që deputetët që së paku deputetët e koalicionit qeverisë që ju e dini që ju e dini që Hekurani ne keni bë ministër, e jo ky juve deputetë. Ju duhet me ia lanë 1-sh Hekuranit”, tha ai.

