Komuna e Prishtinës njofton për aktivitetet në 18-vjetorin e pavarësisë
Me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka organizuar sot një seri aktivitetesh për të nderuar këtë ditë të rëndësishme.
Sipas njoftimit për media, agjenda e aktiviteteve parashikon:
09:00 – Homazhe te varri i ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova
09:15 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:30 – Homazhe në Varreza të Dëshmorëve të Kryeqytetit
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Prishtinës.

