75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Nxori pasaportën shqiptare gjatë ndeshjes, trajneri Dede: Ndjeva padrejtësi!

Trajneri Nevil Dede nuk po bën një sezon të mirë në krye të Ferizaj, teksa ekipi që ai drejton ndodhet në vendin e 9-të me 19 pikë në Superligën e Kosovës.

I revoltuar me arbitrimin, ish-trajneri i Elbasanit dhe Bylisit nxorri në kamera pasaportën shqiptare për të treguar se po i bien në qafë për faktin se është i vetmi trajner nga Shqipëria në Kosovë. Pasi ky moment qarkulloi në rrjet, Dede ka sqaruar gjithçka për opinion publik përmes një postimi në Facebook.

WhatsApp Image 2026-02-16 at 14.35.53

Reagim!

Sot, në ndeshjen kundër Prishtina e Re, reagimi im ishte emocional. Në tri situata të qarta, sipas vlerësimit tim teknik, kundërshtari duhej të ndëshkohej me karton të dytë të verdhë dhe në një rast me të kuq. Plus perspektiva e shume aksioneve premtuese per ne.Kur kjo nuk ndodhi, ndjeva se trajtimi ndaj ekipit tim ishte i pabarabartë.

Nxjerrja e pasaportës dhe deklarata ‘jam shqiptar’ ishte një reagim spontan, i lindur nga ndjenja se vendimet po na penalizonin në mënyrë të padrejtë. Nuk ishte një akt përçarës, as provokim politik. Ishte një reagim i një trajneri që ndjeu padrejtësi.

Megjithatë, nëse forma e reagimit tim ka shkelur rregulloren apo është interpretuar si e papërshtatshme, e pranoj përgjegjësinë për mënyrën se si reagova. Emocioni i ndeshjes nuk duhet të tejkalojë kornizën disiplinore.

Por dua të jem shumë i qartë: Si trajner FC Ferizaj kërkoj vetëm barazi dhe drejtësi sportive. Nëse ka elementë që perceptohen si diskriminues apo tendenciozë, ato duhet të hetohen institucionalisht, POR jo të injorohen.”

Sa i përket kartonit të dytë për pozicionimin tim, dua të theksoj se fusha nuk kishte vijëzim të qartë të zonës teknike, çka krijoi paqartësi mbi kufizimin hapësinor. Nuk pati mosbindje me qëllim, por situatë të paqartë në organizim.

Si perfundim: