75 Mall Live Search
14:58 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

Gjobiten tre kundërvajtës të cilët në zonën e kufizimit 80 km/h, drejtonin automjetet me shpejtësi mbi 150 km/h

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në zonën e fshatit Maxhunaj,  gjatë matjes së shpejtësisë me veturë me pajisje inteligjente kanë identifikuar tre kundërvajtës të cilët  në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po  zhvillonin  shpejtësi mbi 150  km/h.

Ndaj kundërvajtësve janë ë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që ti përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut rrugor.