Lojtarëve në Premierligë do t’ju mundësohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e Ramazanit
Gjatë kësaj jave do të fillojë muaji i shenjtë i Ramazanit.
Premierliga, do të rikthen procedurat e tyre gjatë kësaj kohe, ku do të lejojë ndalime të shkurtra të ndeshjeve që lojtarët myslimanë të mund të prishin agjërimin.
Ndër lojtarët myslimanë në Premierligë janë lojtarët si Mohamed Salah, William Saliba, Rayan Ait-Nouri, Amad Diallo, Rayan Cherki dhe shumë të tjerë.
Meqë dielli në Britani perëndon në mes orës 17:00 dhe 19:00, vetëm ndeshjet e së shtunës në 17:30 dhe të dielës në 16:30 mund të kenë ndalesa të shkurtra të iftarit./IndeksOnline/

