Klubet e mëdha evropiane interesohen për Thuramin
Marcus Thuram është bërë një nga lojtarët kyç të Interit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Sulmuesi 28-vjeçar po shkëlqen në Serie A dhe performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re.
Sipas raportimeve në mediat italiane, Barcelona, Bayern dhe PSG e kanë futur Thuram në radar të transferimeve.
Kontrata e francezit me Interin skadon në 2028, por skuadra italiane është gati të dëgjojë oferta serioze për të.
Thuram është një nga shtyllat kryesore të sulmit të Interit dhe kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

