Labit s’i ndahet shpirti nga “Bigu”, bën deklaratën e radhës
Këngëtari Labinot Rexha që kur doli nga “BBVK” nuk po i ndal deklaratat ndaj këtij formati.
Mbrëmë në orët e vona ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Albën, përcjell Indeksonline.
Ai theksoi se këtë sezonë ata të dy e kanë mbajtur peshën e vërtetë.
“Në këtë sezon të Big Brother VIP Kosova, dy emra kanë mbajt peshën e vërtetë: Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.
Të tjerët kanë qenë pjesë e lojës. Ne kemi qenë loja.
Ka dallim mes atyre që rrinë në hije dhe atyre që mbajnë gjithë shtëpinë mbi supe.
Lludo-s i uroj nga zemra suksese – loja është lojë. Por realiteti është një:
Kur flitej për tension, histori, debat, spektakël 10 emri që përmendej ishte Labinoti. Energjia që lëvizte situatat ishte Alba.
Fitues nuk të bën vetëm çmimi. Fitues të bën ndikimi.
E ndikimi i këtij sezoni ka qenë i qartë.
Kampionët e vërtetë nuk kanë nevojë për konfirmim. Publiku e di. – Labinot Rexha”, shkroi kënëgtari./Indeksonline/


