75 Mall Live Search
08:58 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / H F

Alarm në Gjilan: Hetime për materiale të ndërlidhura me abuzim seksual të fëmijëve

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një telefon mobil, transmeton Indeksonline.

“MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE – Gjilan 16.02.2026 – 14:30. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është sekuestruar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/