75 Mall Live Search
09:13 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / AR

Mozzik me mesazh të fortë: “Ky popull frymon UÇK”

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën për lirinë e vendit.

Në postimin e tij, ai thekson se nuk ka krenari më të madhe sesa fakti që është shqiptar dhe se kombi i tij, përmes Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës, ka mbrojtur vendin me gjak e sakrificë, përcjell Indeksonline.

“Ky vend është i mbjellun me gjak… Ky popull frymon UÇK!”, shkruan ndër të tjera Mozzik, duke përmendur edhe vuajtjet e luftës dhe sakrificat e të rënëve.

Në fund të postimit, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë./Indeksonline/