Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë
Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë.
Spiropali tha se Shqipëria qëndorn krah Kosovës “si moter dhe si aleate”.
Postimi i plotë:
Gëzuar Kosovë!
Urime 18-vjetorin e pavarësisë!
Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.
Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.
Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi.
Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.
Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.
Gëzuar pavarësinë!

