75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / b l

Rifat Jashari arrin në kuvend, shumë deputetë i afrohen për ta përshëndetur

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka arritur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me të arritur në seancë, shumë nga deputetë të kuvendit iu afruan për ta përshëndetur dhe për të bërë fotografi.

Krahas Rifat Jasharit, pjesë e seancës solemne pritet të jenë edhe shumë personalitete të tjera që kanë kontribuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.