Nis parada e krenarisë, marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari
Ka nisur parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Parakalimi kësaj radhe po bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë ku janë të pranishëm krerët e shtetit të Kosovës, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu prezent është edhe Rifat Jashari.

