Pamje masive nga protesta “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve të UÇK-së
Pak minuta më parë ka nisur protesta “Drejtësi, jo politikë”, organizuar nga “Liria ka emër”.
Qytetarë të shumtë po marrin pjesë në këtë protestë, në mbështetje të ish- ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë, shkruan IndeksOnline.
Ky marsh po mbahet në 18-vjetorin e pavarësisë dhe në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.
Krerët e shtetit në aktivitetet për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë përmendën luftën e drejtë të UÇK-së dhe procesin në Hagë, të cilin e cilësuan si të padrejtë./IndeksOnline/

