75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / Gj Sh

Reagon Laporta: Historikisht arbitrat e dëmtojnë Barcelonën

Ish-Presidenti i Barcelonës, i cili po synon edhe një mandat, Joan Laporta, ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve.

Ai ka thënë se historikisht skuadra e Barcelonës është dëmtuar nga arbitrat, duke iu refuaruar edhe ndeshjes së mbrëmshe, ku skuadra katalonase pësoi humbje nga Girona, shkruan IndeksOnline.

“Ka disa arbitra që përgjithësisht gjithmonë e dëmtojnë Barcelonën. Historikisht kështu ka qenë gjithmonë rasti.”, ka deklaruar Laporta.

Kjo deklarat vjen pasi mbrëmë ka pasur polemika të shumta për golin e dytë të Gironas, ku është aluduar për një faul në Kounde.

Po ashtu Barcelona ditë më parë bëri ankesë zyrtare, duke kundershtuar vendimet e gjyqtarëve për ndeshjen e Kupës së Spanjës, ndaj Atletiko Madridit./IndeksOnline/