75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / MSH1

“Vëllai im, të përqafoj shumë”/ Edi Rama telefonon Hashim Thaçin, në Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka telefonuar Hashim Thaçin në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar pavarësinë komandant”, dëgjohet Rama duket e uruar Thaçi, raporon IndeksOnline.

Në video Rama shihet goxha i emocionuar derisa flet në telefon.

“Vëllai im, të përqafoj shumë, të dua fort”, i thotë Rama në telefon Thaçit.

“🇦🇱Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”🇽🇰”, ka shkruar Rama. /IndeksOnline/