Shqipëri: Rritet niveli i detit në Orikum
Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen i rritjes se nivelit të detit.
Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji, shkruan abcnews.
Për pasojë uji ka mberritur edhe prane disa bizneseve dhe banesave, ndersa nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore pranë bregdetit.
Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës si dhe nga moti i keq, shoqëruar nga era e fortë dhe deti me dallgë.

