75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / B XH

Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R i ka dërguar mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Tack, Ers Majestät! 🇽🇰🇸🇪”, thuhet në urim.