Champions League vjen sot edhe me katër përballje interesante
Sonte zhvillohen katër ndeshjet e fundit të 1/16 së finales së Champions League-s, për raundin e parë.
Nga ora 18:45, Qarabag do të jetë nikoqire e Newcastle Unitedit, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 21:00, luhen edhe tri ndeshjet e tjera.
Interi do të luajë në udhëtim, ku përballet me skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.
Club Brugge do të luajë në shtëpi ndaj Atletiko Madridit, derisa Olympiacosi është nikoqire e Bayer Leverkusenit./IndeksOnline/


