75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / MSH1

Pas pak seanca në Hagë, familjarë dhe politikanë mblidhen në oborrin e Speciales

Sot në Gjykatën e Hagës do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Seanca është njoftuar të fillojë në orën 9, teksa tashmë kanë nisur të mblidhen familjarët në galerinë e gjykatës, shkruan IndeksOnline.

Në ambientet e Speciales ka arritur djali i Jakup Krasniqit, Altini, i cili u prit nga Abelard Tahiri i PDK-së.

Prezent është edhe ish-ministri Skënder Reçica, si edhe Bilall Sherifi.

Pas pak pritet të fillojë seanca./IndeksOnline/