75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Enver Hoxhaj tregon prapaskenat, pse i takoi Thaçit ta shpallte pavarësinë e Kosovës

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë detaje nga dita kur Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur.

Hoxhaj theksoi se deri në orët e fundit ishte vendosur që të thirrej seanca për shpalljen e pavarësisë dhe se gjithçka ishte bërë në koordinim të plotë me faktorët ndërkombëtarë.

“Është vendosur që deri në orët e fundit të mos thirret një seancë e caktuar. Është komunikuar me UNMIK-un, me Zyrën Amerikane në Kosovë, me gjermanët dhe britanikët, që çdo gjë të jetë e koordinuar”, tha Hoxhaj në Kanal10. 

Sipas tij, roli kyç në atë moment i takoi liderit të atëhershëm të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Hashim ka qenë ai i cili, si dikush që fitoi zgjedhjet, ka qenë qartësia jonë në ato situata, siç u pa në momentet e leximit të deklaratës”, tha Hoxhaj, duke iu referuar aktit të shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.