Kamionët nuk po mund të qarkullojnë në rrugën për Mal të Zi
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar për një afat të pacaktuar pjesërisht kufiri Mali i Zi – Kosovë.
Sipas QKMK-së, rruga mbetet e mbyllur për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, shkruan IndeksOnline.
Nga ana tjetër, për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.
“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme” thuhet në njoftim.
Për çdo informatë shtesë, QKMK-ja bën thirrje të kontaktohet në numrat +383(0)45198000 dhe +383(0)45198606

