Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së aktorit të famshëm
Vajza e aktorit të famshëm Tommy Lee Jones , Victoria Jones, u gjet e vdekur në natën e Vitit të Ri në një hotel në San Francisko dhe pas gati dy muajsh u zbulua shkaku i vdekjes së saj.
34-vjeçarja u gjet pa ndjenja në katin e 14-të të hotelit në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.
Zyra e kryemjekut ligjor në San Francisko publikoi një raport ku thuhej se Victoria vdiq nga “efektet toksike të kokainës” dhe zyrtarisht e cilësoi vdekjen e saj si mbidozë aksidentale.
Victoria u gjet atë mëngjes nga një klient i hotelit i cili mendoi se ishte e dehur dhe telefonoi stafin.
Victoria jetoi një jetë private pavarësisht babait të saj të famshëm, një fitues 79-vjeçar i çmimit “Oscar”./Indeksonline/

