Dua Lipa uron pavarësinë
Dua Lipa ka uruar për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ylli shqiptar me famë botërore ka shpërndarë një postim të agjencisë republika, e udhëhequr nga babai i saj, duke nderuar ngjarjet kryesore të historisë së vendit, shkruan IndeksOnline.
Në imazh shihet portreti i heroit, Adem Jashari, ngritja e flamurit, ushtria e FSK-së, Biblioteka Kombëtare, e kështu me radhë.
“Nga ëndrrat në realitet. Krenar për rrugëtimin tonë. Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë”, shkruhet në postim.


