Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po qëndron në Hagë, për të përcjellë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Derisa sot po thuhen fjalët përfundimtare, Konjufca u pa i afruar me familjet e çlirimtarëve, me të cilët bisedoi mbi bindjen për pafajësinë e tyre, shkruan IndeksOnline.
Duke biseduar me familjen e Kadri Veselit, Konjufca u shpreh se e kupton se sa e madhe ka qenë sakrifica e tyre këto kohë.
Ai uroi që të gjithë të dalin faqebardhë nga kjo sfidë.
Më poshtë pamje:

