Edi Rama niset drejt Washingtonit
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Kryeministria në një njoftim në lidhje me aktivitetin bën me dije se:
“Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.
Bordi i Paqes i iniciuar nga presidenti i SHBA-së Trump synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e konfliktit global.

