75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / MSH1

Starmer dhe Trump flasin për Iranin

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme si edhe bisedimet që po zhvillohen midis SHBA-së dhe Iranit.

Gjatë një telefonate, Starmer përsëriti dënimin e tij për sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë, duke shtuar se udhëheqësit diskutuan për negociatat që po zhvillohen për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës, kryeministri reflektoi mbi situatën aktuale në rajon dhe rëndësinë e sigurimit të aksesit të mëtejshëm për ndihmën humanitare.

Më 8 tetor 2023, Izraeli filloi luftë gjenocidale në Gaza që zgjati dy vjet, duke shkaktuar më shumë se 72 mijë palestinezë të vrarë dhe 171 mijë të plagosur si dhe shkatërrimit masiv që preku 90 për qind të infrastrukturës civile, me kostot e rindërtimit të vlerësuara nga Kombet e Bashkuara në rreth 70 miliardë dollarë.

Udhëheqësit konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme, tha deklarata.

Starmer dhe Trump diskutuan gjithashtu për bisedimet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit që po zhvillohen në Gjenevë mbi programin bërthamor të Iranit.

“Të dytë ranë dakord që Irani nuk duhet të jetë kurrë në gjendje të zhvillojë armë bërthamore dhe përsëritën nevojën për të bashkëpunuar ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve për të përmirësuar sigurinë rajonale”, tha zyra e kryeministrit britanik.