75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Ambasada e Kosovës mirëpret shpalljen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë, në Maryland

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur shpalljen zyrtare nga guvernatori i shtetit të Maryland-it, Wes Moore, për njohjen e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet amerikan.

Ambasada e Kosovës në SHBA ka shprehur mirënjohje për këtë akt simbolik dhe domethënës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Maryland-it dhe të institucioneve amerikane për Kosovën dhe qytetarët e saj.