AUV-i heq nga tregu edhe disa formula për foshnje
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar njoftimin lidhur me praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulën për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia.
Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu.
Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe janë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vendin tonë.
Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni, dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve që të mos i përdorin produktet Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1 me datat e skadimit të specifikuara më poshtë, por t’i kthejnë ato në pikën e shitjes.

