75 Mall Live Search
16:07 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Gjatë datës 14 shkurt rreth orës 01:20, Policia kishte pranuar informatë nga spitali Rajonal Mitrovicë Jug se një person kishte kërkuar tretman mjekësor, pasi ishte goditur me një mjet të fortë(guri) pas një konflikti verbal në Rrugën “Knjaz Millosh” Mitrovicë Veri dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me këtë pas një pune intensive hetimore me datë 16.02.2026 policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën në fjalë, ndërsa sot me date 18.02.2026 janë identifikuar edhe personat te tjerë të përfshirë në rastin e raportuar, te cilët ne vijim mbeten për tu intervistuar.

Arrestimi i të dyshuarit LL.M (2005) është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit në adresën e vendbanimit të tij në fshatin Prelluzh komuna e Vushtrrisë.

Sipas udhëzime të Prokurorit të Shtetit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa pritet që Policia ne koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë te ndërmerr veprimet tjera në lidhje me personat tashmë të identifikuar./Indeksonline/