Haradinaj uron fillimin e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranueshëm!
Ramush Haradinaj ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.
Ai ka theksuar se kjo periudhë forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera që, sipas tij, i kanë shoqëruar shqiptarët ndër shekuj.
Postimi i plotë:
Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre.
Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit!
Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.
Agjërim të lehtë e të pranueshëm!

