Krasniqi pas fjalës përfundimtare nga katërshja e UÇK-së: Ju presim në atdhe
Ish-kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas fjalës përfundimtasre të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mbështetje dhe vlerësim për ish-krerët e luftës.
Në postimin e tij, Krasniqi thënë se ata janë “të pafajshëm, çlirimtarë dhe heronj”, duke theksuar se kështu i njeh historia dhe populli i Kosovës.
Postimi i plotë:
Të pafajshëm! Çlirimtarë! Heronj!
Kështu i njeh historia jonë.
Kështu i njeh populli i Kosovës.
Dhe kështu do të mbeten, në dinjitet, në të vërtetë, në kujtesën tonë të përjetshme.
Ju presim në atdhe!
#UÇK./Indeksonline/

