75 Mall Live Search
19:52 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Sali Berisha: Protestat tona kanë mbrojtur dinjitetin e kombit, më 20 shkurt, përmbushim misionin tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja në Sukth ka bërë thirrje që të qytetarët të bashkohen me 20 shkurt në protestën e radhës.

Berisha theksoi se me protestë e së shtunës do të përmbushet misioni i tyre për të shpëtuar vendin. Sa i përket protestave të mëparshme, kryedemokrati theksoi se ato kanë mbrojtur dinjitetin e kombit.

“Të dashur miq, protestat tuaja gjatë javëve të fundit kanë qenë protestat më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë. Në qoftë se ka pasur protesta për t’i shpëtuar faqen këtij kombi, në qoftë se ka pasur protesta ndonjëherë për të mbrojtur dinjitetin e këtij kombi, kanë qenë protestat që ne bëmë javët e fundit.

Dhe ua them këtu, janë përcjellë me admirimin dhe dashamirësinë më të madhe, më të jashtëzakonshme. Pra, e drejta është me ne. Shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë presin nga demokratët të përmbushin misionin e tyre.

Presin nga opozitarët të përmbushin misionin e tyre. Por edhe njerëzit e lirë në mbarë botën, për të cilët qeveri legjitime nuk ka pa votë të lirë, për të cilët qeveria legjitime nuk ka kur mbron korrupsionin, janë me ne dhe presin fitoren tonë.

Ndaj dhe u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë misionin tonë, duke pasur vetëdijen e plotë se është misioni më i rëndësishëm i jetës tonë. Se është misioni i shpëtimit të Shqipërisë”, tha ai.