Rrahu nënën dhe vëllain, më pas sulmoi edhe policët, arrestohet i dyshuari, në Pejë
Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, ndërsa gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 18.02.2026 rreth orës 18:45, ku dy viktimat, nënë e djalë, kanë raportuar se djali, përkatësisht vëllai i tyre, u ka shkaktuar dhunë fizike.
I dyshuari, i cili sipas policisë ishte nën ndikimin e alkoolit, nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë gjatë arrestimit dhe ka sulmuar fizikisht dy prej tyre.
“Pejë 18.02.2026 – 18:45. Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

