75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

Është në liri me kusht, portieri i famshëm brazilian rikthehet në futbollin profesionist!

Ish-portieri i Flamengos, Bruno Fernandes (41), është regjistruar zyrtarisht nga klubi brazilian Vasco-AC në sistemin BID të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).

Bruno u dënua në vitin 2010 për vrasjen e partneres së tij, duke marrë një dënim prej mbi 22 vjetësh burgim. Aktualisht ai ndodhet në liri me kusht, shkruan Indeksonline

Anger as Brazilian team signs player convicted for murder - BBC News

Sipas raportimeve nga Brazili, portieri 41-vjeçar pritet të jetë titullar për ekipin e tij të ri që në ndeshjen e sotme, duke shënuar një rikthim të bujshëm dhe njëkohësisht shumë të debatueshëm në futbollin profesionist.

Regjistrimi i tij në BID i hap rrugën aktivizimit zyrtar, ndërsa vendimi i klubit ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin sportiv dhe publik./Indeksonline/