75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

“41 vjeç dhe luan në këtë nivel”, Fabregas i impresionuar nga Luka Modriq: E falënderojmë që luan këtu!

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka lavdëruar Luka Modriqin pas barazimit 1:1 mes Milanit dhe Comos në javën e 25-të të Serie-s A.

Duke folur për DAZN-in pas ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh i impresionuar nga paraqitja e mesfushorit kroat, shkruan Indeksonline

“Është kënaqësi ta shohësh Luka Modriqin, duke luajtur. E përgëzova… 41 vjeç dhe luan në këtë nivel. U përpoqëm t’i bënim presion, ta sulmonim. Nuk i bëri përshtypje fare (qeshë). Duhet ta falënderojmë që është këtu me ne në Serie-n A dhe mund ta shijojmë”, u shpreh Fabregas.

Modriq edhe një herë tregoi klas dhe qetësi në mesfushë, ndërsa Fàbregas theksoi se prania e tij në kampionatin italian është një privilegj për të gjithë dashamirët e futbollit./Indeksonline/