Ish-futbollisti anglez: Për shkak të Xhakës shumë lojtarë mund të vijnë te skuadra e Sunderlandit!
Një ish-lojtar i Sunderlandit, Michael Gray ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Granit Xhakën dhe klubin anglez.
Ai thotë se mesfushori shqiptar mund të jetë kryesori që skuadra e Sunderlandit në të ardhmen të ketë yje, shkruan Indeksonline
Kjo pasi sipas Gray-t, Xhaka mund të ketë një ndikim të madh në dëshirat e futbollistëve.
“Është e mahnitshme apo jo? Ndaluni dhe mendoni mirë? Kë ka marrë Sunderlandi? Epo, ata e kanë Granit Xhakën. Nëse ai mund të shkojë në Sunderland, nuk kam asnjë arsye të mos shkoj unë?
“Kjo është rëndësia e të pasurit dikë si ai në klub”, u shpreh Gray
Kujtojmë se Granit Xhaka ka disa ndeshje që s’ka luajtur për “macet e zeza” për shkak të një lëndimi./Indeksonline/

