75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / MSH1

Problemet me furnizim me ujë/ Kryeqyteti ka një njoftim për konsumatorët

Komuna e Prishtinës ka reaguar, pas ankesave për mungesë të ujit, nga banorët e lagjes Kodra e Trimave.

Përmes një deklarimi zyrtar, komuna bën me dije se furnizimi me ujë nuk është në kompetenca të saj, transmeton IndeksOnline.

Me këtë rast, kryeqyteti ka këshilluar që konsumatorët të drejtohen tek institucioni përkatës, në këtë rast, KRU-ja.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se kemi pranuar një numër të madh ankesash nga banorët e një pjese të lagjes Kodra e Trimave lidhur me problemet në furnizimin me ujë.

Me këtë rast, dëshirojmë të sqarojmë se furnizimi me ujë nuk është në menaxhim dhe kompetencë të Kryeqytetit. Për çdo shqetësim apo informacion shtesë, ju lutemi t’i drejtoheni institucionit përkatës përgjegjës për menaxhimin e ujësjellësit.

Faleminderit për mirëkuptimin.