Rënia e madhe e futbollit italian, u mposhtën lehtë në Champions League-n nga tri skuadra të “vogla”
Se futbolli italian është larg me cilësi nga ai anglez apo spanjoll, treguan ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Interi, Juventusi dhe Atalanta u konsiderua se kishin fat me short në Champions League-n, por në fushë doli e kundërta.
Interi u mposht nga skuadra e vogël Bodo Glimt me rezultat 3-1 duke rrezikuar seriozisht eliminimin.
Edhe Juventusi llogaritet thuajse i eliminuar pas debaklit në Turqi nga Galatasaray.
Gjasat e zbehta i ka edhe Atalanta pas disfatës 2-0 ndaj Leverkusenit.
Në rast se tri skuadrat eliminohen në këtë fazë, futbolli Italian do të ketë koeficient dukshëm më të ulët në Evropë dhe do të jetë lajm edhe më shqetësues për Serie-n A./Indeksonline/

