Gjykata merr vendim për Arianit Sllamanikun, e dërgon në arrest shtëpiak
Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për ndryshimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, për Arianit Sllamnikun.
Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Nga kjo gjykatë është bërë e ditur se më 3 të këtij muaji është nxjerr aktvendimi për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30-ditësh.
“Në lidhje me pyetjen tuaj për të pandehurin Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se më 13.02.2026 Prokuroria Themelore të Gjilanit ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak. Gjykata më 13.02.2026, ka nxjerr aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30-ditësh”, thuhet për lajmi.net nga zyra për informim e Gjykatës së Gjilanit.
Ndryshe më 21.01.2026, gjykata me kërkesë të prokurorisë pati caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh ndaj të pandehurit, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe veprës penale eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave.
Përdorimi i barnave të kafshëve e terapitë e ndryshme që ai ua përshkruante këtyre fëmijëve çuan më pas edhe në hetimin e gjithë ngjarjes dhe nxjerrjen e detajeve të tjera nga policia dhe prokuroria.

