Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, Osmani në rendin e parë
Ka nisur në Uashington mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes. Pamjet e para të publikuara tregojnë fotot e liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord.
Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemëruar së fundmi sipas emrit të tij. Në këtë takim merr pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në publikimin live nga ngjarja, Osmani shihet në rendin e parë ku ndodhet edhe Trump.
Përveç Trump, pritet të flasin të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë kohë nga dy minuta sipas mediave të huja. Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner. Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov./Indeksonline/

