75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Z S

Prattipati i shkon në zyrë Kurtit: Presim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, thuhet se raportet SHBA-Kosovë kanë potencial për zgjerim të tregtisë dhe investimeve dhe se SHBA-ja pret me padurim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Postimi i plotë:

Marrëdhëniet SHBA-Kosovë kanë potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e ndërsjella të paqes dhe stabilitetit rajonal./Indeksonline/