Tre gjigantët anglez interesohen për Anthony Gordon
Anthony Gordon po kalon një sezon fantastik te Newcastle United.
Futbollisti anglez me cilësitë e jashtëzakonshme që ka, ka ngjallur interesim të skuadrave të mëdha, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve të fundit, tre gjigantët anglez, Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli po e monitorojnë nga afër situatën përpara afatit kalimtar të verës.
Destinacioni më i preferuar për 24-vjeçari duket se është Liverpuli.
Kjo pasi ”Reds” janë të pasigurt për të ardhmen e Mohamed Salah dhe do të jenë në kërkim për të zëvendësuar sulmuesin egjiptian.
Për momentin, Newcastle nuk do ta lejonte largimin e Gordon, por gjatë verës nëse arrin një ofertë e kënaqshme për ta, atëherë gjerët mund të ndryshojnë./IndeksOnline/

