Nora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.
Sipas njoftimit nga qeveria Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor.
Gjatë mandatit të kaluar, Arapi Krasniqi ka shërbyer si këshilltare e lartë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore./Indeksonline/

