Deputeti Behrami: PDK-ja gjatë 5 vjetëve të fundit ka rekomanduar mbi 350 amendamente, asnjë nuk ka kaluar
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka numëruar se përgjatë pesë vjetëve të fundit, kjo parti ka rekomanduar mbi 350 amendamente dhe se asnjë nga to nuk ka kaluar. E për këtë ai kërkon që të përfundojë logjika e dominimit dhe diktatit.
“PDK-ja brenda 5 vjetëve të fundit ka rekomanduar mbi 350 amendamente. Asnjë nuk ka kaluar! Logjika e dominimit dhe diktatit duhet të përfundojë”, ka shkruar Behrami.

