75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / S Z

Dështon rezoluta në komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dështoi miratimi i propozim rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale kundër ish krerëve të UÇK-së.

Mbledhja dështoi në mungesë të kuorumit, respektivisht deputetët maqedonas nga VMRO dhe LSDM, që bojkotuan seancën.

“Mungesa e deputetëve, anëtarëve të tjerë është e qëllimshme për ta sabotuar mundësinë e punës së komisionit me të vetmin qëllim që kjo pikë të mos vijë në rend debati”, u shpreh Skender Rexhepi nga Fronti Evropian.

Ndërsa Ilire Dauti tha se “Meqenëse sjellja e kolegëve tanë këtu maqedon duhet të jetë në këtë formë, pra neve na mbetet të bashkangjitemi në rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës. Është e papranueshme për mua sjellja në këtë formë”.

Meqë rezoluta nuk kaloi filtrin e komisionit, nuk do të shkojë as në seancë plenare dhe me shumë gjasë nuk do të miratohet.