75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Kaq javë do të jetë jashtë fushave Lautaro Martinez

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez ka pësuar një lëndim së fundmi.

Ekzaminimet zbuluan një tendosje të muskulit soleus në pulpën e majtë, që e pësoi në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Bodo/Glimt.

Argjentinasi, pritet të jetë rreth 1 muaj jashtë fushës së blertë.

Ai këtë sezon numëron 35 paraqitje me Interin, ku ka shënuar plot 18 gola./IndeksOnline/