75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Z S

Zëvendësdrejtori i Doganave, realizoi vizitë zyrtare nëpikën kufitare Bllacë

Sot Zv Drejtori i Doganës ka realizuar një vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë.

Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me organizimin e punës dhe dinamikën e përditshme në këtë pikë kufitare, e cila ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.

Sipas të dhënave të vitit 2025,pika kufitare Bllacë ka regjistruar rreth 32,000 kamionë të ngarkuar dhe 25,000 kamionë të zbrazët

Kjoduke treguar intensitetin e lartë të trafikutdhe rëndësinë e efikasitetit në punën e përditshme të stafit

Zëvendësdrejtori nënvizoi se këto vizita nuk janë vetëm pjesë e detyrës institucionale, por edhe mundësi për të dëgjuardrejtpërdrejt zërin e atyre që punojnë në terren dhe për tësiguruar shërbime më cilësore dhe respektim të plotë të ligjit./Indeksonline/